Krim i permasave te medha ai qe ka ndodhur mengjesin e sotem ne fshatin Garunjas ne Lushnje. Kastriot dhe Afrim Hasalla vellezer jane perfshire ne nje konflikt prone me kusherinjte e tyre. Pas degradimit te situates jane perdorur armet. Dyshohet se Kastriot dhe Afrimi kane vrare kusheririn e tyre Romeo Hasalla, si dhe plagosen babain e tij Shaip Hasalla 65 vjec dhe dy djemte e tjere, vellezer te viktimes Emiljano dhe Lart Hasalla te dy 31 vjec.
Sherri i vjeter per nje toke perfundoi ne tragjedi pikerisht ne kete truall qe kishte futur ne konflikt kusherinjte.
FNSH eshte vene ne ndjekje te autoreve te dyshuar.
Advertisement