
Kapet nga policia e Kukësit një i ri i cili ka qëlluar me armë në ajër pas një sherri.
Pas një telefonate të marrë për një konflikt mes dy shtetasve, forcat “Shqiponja” menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Advertisement
Ato kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës.
Në lagjen nr. 1, raporton Vizion Plus, pas një konflikti për vendin e parkimit, me shtetasin Xh. Sh., ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë e dyshuar zhurmuese.
Advertisement
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e llojit tip pistoletë e dyshuar zhurmuese, si dhe një gëzhojë.