Të shtëna me armë zjarri në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë për një vend parkimi.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se se janë konfliktuar dy persona ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri disa herë në ajër dhe më pas është larguar.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.
AdvertisementGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.