Pronari i një subjekti privat në Shëngjin është goditur me lopatë pas koke pas një sherri me një person tjetër.
Biznesmeni A. Marku është nisur në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Ndërsa autori i ngjarjes, i identifikuar si P. Deda është larguar nga vendngjarja.
Advertisement
Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur për ndarjen e hapësirës së plazhit në zonën e Kunes.