Një 43 vjeçar ka mbetur i plagosur në Sarandë pas një sheri për motive banale.
Konflikti ka ndodhur në shëtitoren e qytetit ndërsa i plagosuri ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 07.06.2022, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement