![Sherr në një lokal të Korçës/ Punonjësi qëllon me thikë 24-vjeçarin](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/09/policia-naten-3-1-0-1-633x400.jpg)
Një sherr mes dy personave ka ndodhur në ambientet e një lokali në Korçë.
Mësohet se në konflikt janë përfshirë punonjësi i lokalit me iniciale P.R., 25 vjeç me të riun me iniciale E.P., 24 vjeç.
Punonjësi i lokalit ka qëlluar me thikë 24 vjeçarin, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas bluve, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa është shoqëruar autori.
“Më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P.R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
AdvertisementNga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.