Pak minuta pas përfundimit të finales së Conference League e cila u luajt në Tiranë, policia është njoftuar për një konflikt.
Menjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes ku në pranga është vënë shtetasi nga Holanda, Kevin Ron De Baat.
Advertisement
Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 27-vjecarit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
“Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B”, thuhet ne njoftim.
Advertisement