Policia e Bulqizës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të 27 Gushtit, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në mjetin e shtetasit Elton Debreshi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të së premtes në lagjen “Kodra e Danit” në fshatin Dushaj të Bulqizës. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Policia ka vënë në pranga si autor të dyshuar të ngjarjes vëllain e Kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës Elton Debreshi, 29 vjeçarin Alfred Debreshi.

Ish kandidati i pavarur për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Elton Debreshi e konsideroi ngjarjen të lidhur me detyrën si kryetar i SMBB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë nuk dihet nëse ngjarja ka të bëjë me ndonjë konflikt mes vëllezërve apo e kanë kryer në bashkëpunim me qellime perfitimin e azilit ne ndonje vend te BE.

Mbi 29 vjeçarin Alfred Debreshi do të rëndojnë akuzat e posedimit të lëndëve plasëse dhe deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore.