
Një 17 vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti fizik.
Policia bën me dije, se i riu është paraqitur në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Advertisement
Burime bëjnë me dije se 17 vjeçari është goditur me grushta në fytyrë si dhe është dëmtuar me thikë në shpatull.
“Korçë/Informacion paraprak
AdvertisementMë datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Advertisement