Një 46-vjeçar në Shijak ka plagosur me thikë një tjetër person. Policia njofton se shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta.
33-vjeçari i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia është vënë pas autorit të ngjarjes.
Advertisement
“Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Advertisement