Sherr me thika në Sarandë, plagoset 38-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sherr me thika në Sarandë, plagoset 38-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë mbrëmjen e kësaj të marte.

Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri me thika.

Sipas njoftimit zyrtar, 38-vjeçari ndodhet në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

 “Rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement

Shërbimet e Policisë  ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy