Një person është plagosur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Policia bën me dije se në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta dyshohet të jenë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta shtetasit F. S., 54 vjeç, R. S., 24 vjeç, H. S., 61 vjeç, H. S., 22 vjeç dhe A. B., 33 vjeç.
Advertisement
Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi A. B., 33 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi F. S., 54 vjeç si dhe palët e tjera të përfshira në konflikt u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan.
Advertisement
Grupi herimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.