Dyndja e njerëzve për të ndjekur festivalin ndërkombëtar të muzikes elektronike, i cili po zhvillohet prej të enjtes në zonën e “Rranës së hedhun” në Shëngjin, ka krijuar trafik të jashtëzakonshëm mbrëmjen e sotme.

 

Ky fluks duket se e ka gjetur të papërgatitur policinë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në terren janë parë efektivë të paktë policie për të normalizuar lëvizjen, teksa të gjitha rrugët e Shëngjinit janë bllokuar. Festivali do të zgjasë deri ditën e martë.