Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj shembjes së ndërtesave në zonën e “5 Majit”, ku disa banorë janë parë teksa nxirren forcërisht nga banesat e tyre.
Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se njerëzit e thjeshtë po përballen “me hordhitë e policëve të mafias së qeverisë”.
Advertisement
“Ne keto momente tragjike po ushtrohet dhune ç’njerezore dhe kriminale ndaj banoreve tek 5 maji. Njerezit e thjeshte po perballen ne keto momente me hordhite e policeve te mafies se Qeverise. Qyetaret po perballen me naziskinët e pushtetit, qe s’kane asnje lidhje me asnje norme njerezore dhe qe shkelin çdo ligj. Keta jane pushtues kriminalë dhe jo qeveritare te popullit”, shkruan Vasili.