![Shembet tarraca, zë poshtë dy persona/ Humb jetën 55-vjeçari në Qerret, plagoset fqinji i tij](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/08/0b5b4331-39f9-446e-ae30-691439098743-711x400.jpg)
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Qerret të Kavajës ku tarraca e një ndërtesë është rrëzuar duke zënë poshtë dy persona.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shaban shehu, 55 vjec, ndërsa i plagosuri i ka mbetur albert roshi, 27 vjec, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimet policore shprehen se pronari i banesës ishte 55-vjeçari shehu, i cili kishte thirrur fqinjin e tij për të shembur tarracën e ndërtesës së vjetër, por gjatë punimeve ajo është rrëzuar duke i zënë poshtë të dy.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë, duke i nxjerrë të dy nga rrënojat e banesës, por fatkeqësisht Shehu ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Kanë qenë familjarë të viktimës dhe fqinjët që kanë njoftuar zjarrfikësit.
Është dashur të paktën 40 minuta ndërhyrje për të nxjerrë personat e mbetur nën rrënoja.