Shehi: Ndarja e PD ishte e pritshme, problem është mënyra si janë ndarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shehi: Ndarja e PD ishte e pritshme, problem është mënyra si janë ndarë

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi deklaron se e priste ndarjen e Partisë Demokratike në këto zgjedhje.

 

I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Shehi shprehet se ky ishte një proces që kjo forcë politike duhej t’a kishte kaluar prej vitesh.

 

Advertisement

“Ky sherr që është brenda PD, që ka prodhuar segmente të reja, ka marrë grupe të tjera politike, ka prodhuar një realitet që ishte i ndryshëm nga ai i dy viteve më parë. Nuk e quaj ndonjë dramë të madhe, sepse këtu po qahet shumë kjo që u ndanë, ky është një proces që do të ndodhte brenda opozitës shqiptare, brenda PD. Është një dialektikë e munguar prej vitesh brenda PD kështu që problem është mënyra si është bërë dhe si janë ndarë. Mënyra si janë ndarë është jo e këndshme nuk është e favorshme politikisht dhe kjo ka dëmtuar”, deklaroi ai duke shtuar se brenda PD duhej të ishte diskutuar strategjia e përballjes me kundërshtarin dhe jo ndarja e zyrave dhe logos.

 

Në zgjedhjet e 14 majit, LZHK vendosi të mos krijonte koalicion me Berishën, duke argumentuar se shkak për këtë ishte përçarja e PD.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy