Drejtuesi i Prokurorisë Speciale, Arben Kraja, ka bërë sot një bilanc të punës për vitin 2021.
Gjatë një konference rajonale, Kraja u shpreh se përmes ligjit anti-mafia janë dhënë 5 vendime konfiskimi dhe këto pasuri i kanë kaluar përgjithmonë shtetit.
Ai theksoi se grupet kriminale i përdorin këto asete për të korruptuar sistemin dhe për të blerë drejtësinë. Sipas Krajës, këto asete të grupeve kriminale bëhen shpesh shkak që ata të përplasen me njëri-tjetrin.
“Krimi e korrupsioni prodhon asete të cilat i përdorin për të korruptuar sistemin dhe për të mos u dënuar. Kjo deformon ekonominë e lirë dhe konkurrencën ku shpesh nxit edhe përplasje mes grupeve kriminale. SPAK e BKH e kanë prioritet këtë lloj aktiviteti. Hetimi financiar e pjesë e çdo hetimi që ne kryejmë. Në 2021 me ligjin anti-mafia kemi 5 vendime konfiskimi, 14 vendime sekuestrimi. Kemi sekuestruar 200 mijë m2 toke në Gjirin e Lalzit dhe kemi konfiskuar 4 hotele trojet e të cilave i janë kthyer shtetit. Me fondet e konfiskuar krimit të organizuar kemi ngritur një laborator ekspertize tepër funksional e të vlefshëm në SPAK”, u shpreh Arben Kraja.