SHÇBA, operacion kundër lojërave të fatit, proçedohen penalisht edhe disa policë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHÇBA, operacion kundër lojërave të fatit, proçedohen penalisht edhe disa policë

SHÇBA me mbështetjen e policisë dhe dy grupeve të FNSH Tiranë zhvilloi operacionin e koduar “Basti i fundit”, në kuadër të të cilit janë ushtruar kontrolle në disa ambiente bar-kafe në Korcë.

 

Pas kontrolleve të kryera në disa ambiente ku janë gjetur sasi vlerash monetare, njësi kompjuterike, televizorë dhe pajisje të tjera për ushtrimin e veprimtarisë të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, SHÇBA referoi materiale shtesë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal në gjendje të lirë për 3 punonjës policie:

– S.H., 63 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Devoll;

Advertisement

– P.A., 62 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Korçë, Bashkia Pustec;

– A.P., 61 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Korçë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe proceduriale pas kontrolleve të kryera në këto ambiente, u arrestua në flagrancë shtetasi B.J., 43 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

U shpallën në kërkim 4 shtetas:

Advertisement

– M.P., 41 vjeç, për veprat penale, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehje e të ardhurave”;

– A.T., 33 vjeç, lidhje bashkëpunuese në aktivitetin e lojrave të fatit me shtetasin M.P. dhe i dyshuar për veprat penale, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehje e të ardhurave”;

– I.Ç., 24 vjeç, i dyshuar për veprat penale, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

– P.M., 55 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy