Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhurojnë Kosovës 500 mijë doza të vaksinës “Pfizer”.
Sekretari i Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken shkroi në “Twitter” se “kjo dhuratë përfaqëson lidhjet e palëkundura dhe vlerat e përbashkëta mes njerëzve tanë”.
“Së bashku mund ta mposhtim Covid19”, tha më tej Blinken.
Vaksina “Pfizer” aplikohet në dy doza për person.
Advertisement
Dhurata vjen në një moment zhvillimet dhe krizash. Më e afërtja është ajo e Afganistanit, ndërsa Kosova ka shfaqur vullnetin për të pritur refugjatë.