Rusia mund të përdorë armë kimike dhe biologjike ndaj Ukrainës. Kështu deklaroi presidenti amerikan,Joe Biden, në një konferencë për shtyp duke shtuar se homologu i tij rus, Vladimir Putin ndodhet tashmë në një pozitë të vështirë.
JOE BIDEN
PRESIDENT I SHBA-SË“Putin është në një situatë të vështirë edhe për këtë arsye hedh akuzatë rreme se uashngton ka armë kimike dhe biologjike. Por ju garantoj se kjo nuk është e vërtetë. Por kjo është një shenjë e qartë se ai po mendon t’i përdorë të dyja. Ai ka përdorur armë kimike në të kaluarën dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm për atë që do të vijë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kreu i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu i bëri thirrje kompanive amerikane që të rrisin sigurinë e tyre, pasi mund të përballen me sulme kibernetike nga Rusia. Por Moska i hodhi poshtë deklaratat e Biden. Zëvendësministri i jashtëm rus nënvizoi se Kremlini nuk disponon armë kimike.
Ndërkohë në terren situata vijon të jetë e tensionuar. Bombardimet ruse kanë qenë të vazhdueshme. Qyteti-port strategjik i Mariupol, në juglindje të Ukrainës, ka përjetuar sulme intensive, ndërsa shërbimet bazike janë ndërprerë për ditë të tëra.
Forcat ruse kishin lënë afat një ditë për tu dorëzuar. Por një gjë e tillë u refuzua nga qytetarët. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina nuk do t’iu nënshtrohet ultimatumeve nga Rusia, teksa i bëri sërish thirrje homologut të tij Putin për bisedime.