SHBA, presion Bashës dhe Ramës për zgjedhjet e 25 prillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA, presion Bashës dhe Ramës për zgjedhjet e 25 prillit

Kur nga 25 prilli na ndajnë më pak se tre javë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të përcjellin në Tiranë një mesazh të fortë për zgjedhjet parlamentare.

 

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer, raporton Vizion Plus, ka nisur një “vizitë virtuale” në Shqipëri gjatë së cilës do të bisedojë me krerët e shtetit e liderët e partive politike në lidhje me procesin e 25 prillit. Aktualisht zyrtari i lartë amerikanë po bisedon me presidentin Ilir Meta dhe pjesë e axhendës së tij është edhe kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha. Sipas njoftimit zyrtar të ambasadës amerikane në qendër të bisedës do të jenë përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Advertisement

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer mbahet mend për rolin e tij gjatë vitit 2019; ai i kërkoi Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit të mos digjnin mandatet. Dhe më pas Palmer i paralajmëron se çdo akt për të penguar procesin zgjedhor do të çonte në vendimin për t’u ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

 

Ishte  Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit  i cili deklaroi qartë se rezultati i zgjedhjeve të 30 qershorit do të njihej e pranohej edhe pse opozita nuk mori pjesë.

 

Advertisement

Të gjitha këto qëndrime nuk kaluan pa komente në Tiranë dhe veçanërisht presidenti i republikës Ilir Meta e akuzoi zyrtarin amerikan për qëndrime të njëanshme.

 

Por zgjedhjet nuk janë e vetmja çështje për të cilën do të diskutojë Matthew Palmer. Pjesë e axhendës së tij janë dhe takimet me ata që ambasada i cilëson si kampionë të reformës në drejtësi. Vetëm pak javë më parë departamenti amerikan i shtetit e shpalli kampion të luftës kundër korrupsionit gjyqtarin Ardian Dvoranin, i cili ka qenë në qendër të sulmeve të presidentit Ilir Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy