Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur mbështetjen ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Një delegacion i përberë nga figura të sistemit të drejtësisë amerikane takoi sot drejtuesin e SPAK Altin Dumani dhe prokurorët specialë për të biseduar rreth sfidave me të cilat organi i akuzës përballet në Shqipëri.

Pjesë e delegacionit janë prokurorja e SHBA për Disktriktin e UTAH dhe dy gjyqtarë të UTAH.

Në njoftimin e ambasadës amerikane sqarohet se magjistratët amerikanë nënvizuan se sa e rëndësishme është të luftosh korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë me integritet dhe profesionalizem.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetet e Bashkuara janë krenarë që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar”, theksohet në njoftimin e ambasadës amerikane./vizionplus.tv