Që nga Revolucioni Islamik më 1979, Irani ka shfrytëzuar organizatat fetare për të zgjeruar ndikimin e tij jashtë vendit.

Universiteti Ndërkombëtar Al-Mustafa, është ndër kryesorët, me një rrjet seminaresh fetare me qendër në qytetin e shenjtë Shiit të Qomit që ka degë në rreth 50 vende.

Universiteti pretendon se ofron mësime teologjike myslimane shiite, shkencë islamike dhe gjuhën kombëtare të Iranit, persisht, për dhjetëra mijëra studentë të huaj në të gjithë Azinë, Evropën, Afrikën dhe Amerikën e Jugut.

Por, kundërshtarët e Teheranit thonë se universiteti ka qenë i përfshirë në spiunazh dhe ka rekrutuar luftëtarë të huaj për Iranin në luftën e Sirisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për vite, ekspertët kanë ofruar fakte për rekrutimin, trajnimin dhe vendosjen e mijëra luftëtarëve shiitë në Siri për të mbrojtur presidentin e vendit, Bashar al-Assad, aleatin kryesor të Teheranit në luftën civile shkatërruese që shpërtheu më 2011.

‘Platforma e rekrutimit’

Më 8 dhjetor, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione për rrjetin masiv të universitetit. SHBA-ja pretendon se rrjeti ishte i përfshirë në rekrutimin e studentëve afganë dhe pakistanezë për të luftuar në konfliktin sirian.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha se forca elite e Iranit – Kuds, e cila është krahu i operacioneve jashtë shtetit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), përdori degët e huaja të universitetit si një “platformë rekrutimi” për “mbledhjen dhe operacionet e inteligjencës”, duke përfshirë rekrutimin për milicitë pro-iraniane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Departamenti i Thesarit në SHBA pretendon se Forcat Kuds përdorën Universitetin Ndërkombëtar Al-Mustafa si një “mbulesë” për të rekrutuar afganë për formacionin që është në listë të zezë – Brigadën Fatemiyoun, një milici pro-iraniane që luftoi në Siri.

Thesari tha se Forcat Kuds gjithashtu përdorën kampusin e Universitetit Al-Mustafa në Qom “si një terren rekrutimi” për studentët pakistanezë në mënyrë që ata t’i bashkohen Brigadës Zeynabiyoun, një milici e cila përbëhej nga shiitët pakistanezë, e cila po ashtu është në listë të zezë.

SHBA-ja thotë se “shumë student të këtij universiteti janë vrarë duke luftuar në Siri”.

Përmes një deklarate më 9 dhjetor, universiteti tha se promovon “paqen, miqësinë dhe vëllazërinë midis kombeve” dhe kritikoi vendimin e SHBA-së, duke e quajtur atë si “hegjemonist”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

‘Individë me Vlera të Larta’

Bashkëpunëtori i lartë në Institutin për vendet arabe të Gjirit, me seli në Uashington, Ali Alfoneh, i cili ka monitoruar nga afër aktivitetin e IRGC në Siri, tha se, sipas bazës së të dhënave të tij nga janari i vitit 2012 deri në dhjetor 2020, në luftimet në Siri janë vrarë 3.059 luftëtarë iranianë dhe aleatë të tyre të huaj.

Alfoneh thotë se, vetëm tre ishin studentë ose të diplomuar në Universitetin Ndërkombëtar Al-Mustafa – i njohur si Universiteti Jamiat al-Mostafa në Iran.

“Kjo tregon se Jamiat al-Mostafa kurrë nuk ka shërbyer si terren kryesor i rekrutimit për përpjekjet luftarale të IRGC në Siri”, thotë ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

IRGC rekrutoi mijëra migrantë dhe refugjatë afganë brenda kufijve të tij dhe në mënyrë të përgatiti qindra shiitë brenda Afganistanit. E njëjta strategji u përdor për të rekrutuar pakistanezë.

Alfoneh thotë se “tre individët e identifikuar duket se kanë qenë në pozita komanduese, të inteligjencës ose indoktrinimi politiko-ideologjik”.

Sipas tij, kjo do të thotë se IRGC i perceptoi të diplomuarit ose studentët e Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa si “individë me vlera të larta”.

Luftëtarët e rregullt në forcat e stërvitura dobët të brigadave Fatemiyoun dhe Zeynabiyoun u përdorën shpesh si vija e parë e sulmit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Alfoneh thotë se IRGC i sakrifikoi luftëtarët afganë, duke marrë parasysh investimin e dobët të ndërmarrur për t’i stërvitur dhe ekspozimin me të cilin u përballen ata në fushën e betejës.

Numri i përgjithshëm i anëtarëve të Fatemiyoun që luftuan në Siri është i paqartë. Ekspertët vlerësojnë se ai ishte midis 5.000 deri në 20.000, megjithëse Alfoneh thotë se shifra ka të ngjarë të jetë rreth 5.000.

Autoritetet iraniane thanë se luftëtarët udhëtuan vullnetarisht në Siri për të mbrojtur vendet e shenjta shiite. Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se migrantëve dhe refugjatëve afganë në Iran iu ofruan shpërblime financiare dhe leje qëndrimi iraniane për t’iu bashkuar luftës në Siri.

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) vlerëson se mund të ketë rreth 3.5 milionë refugjatë dhe migrantë afganë të dokumentuar dhe të padokumentuar që jetojnë në Iran.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në anën tjetër, Teherani ka dëbuar shumë afganë dhe në mënyrë sistematike kërcënon me dëbim masiv ata që qëndrojnë në vend.

Komandant afgan

Midis tre studentëve ose të diplomuarve të Al-Mustafës të vrarë në Siri ishte edhe, Seyyed Hashmat-Ali Shah, një shtetas pakistanez dhe i diplomuar në Al-Mustafa. Ai ishte një anëtar i Brigadës Zeynabiyoun dhe u vra në luftime në Siri në shtator të vitit 2016.

Një tjetër shtetas pakistanez ishte Mohammad-Hussein Momeni, i njohur gjithashtu si Mohammad Hosseini, një student në Al-Mustafa i cili u vra në Siri në prill të vitit 2017.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më i shquari nga të diplomuarit e këtij universiteti ishte Alireza Tivasolii, komandanti afgan i Brigadës Fatemiyoun.

I njohur gjithashtu si Abu Hamed, ai u vra më 2015 gjatë luftimeve me Frontin Al-Nusra të lidhur me Al-Kaidën në provincën jugore Dara të Sirisë.

Tivasolii u zhvendos me familjen e tij në Iran gjatë okupimit sovjetik të Afganistanit. Më pas ai ishte paraqitur si vullnetar në Brigadën Abouzar, një milicë afgane që kishte luftuar në anën e Iranit gjatë luftës kundër Irakut.

Pas përfundimit të luftës më 1988, Tivasolii u regjistrua dhe më pas u diplomua në Universitetin Ndërkombëtar Al-Mustafa në Qom.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitet 1990, ai u kthye për pak kohë në Afganistan për të luftuar kundër talibanëve, të cilët kishin pushtuar pjesë të mëdha të vendit pas tërheqjes sovjetike dhe një lufte shkatërrimtare civile.

Tivasolii gjithashtu luftoi përkrah lëvizjes Hezbollah – të mbështetur nga Irani – në Liban gjatë luftës me Izraelin në vitin 2006.

Në vitin 2015, ceremonia e varrimit të tij u mbajt në qytetin Mashhad të Iranit veriperëndimor. Mediat shtetërore iraniane raportoi se Tivasolii ka qenë i besuari i komandantit të Forcës Kuds, Qasem Soleimani, i cili u vra në një sulm ajror të SHBA-së në janar të vitit 2020.

Mediumi i vijës së ashpër Rajanews.ir postoi një foto të Soleimani dhe Tivasolii me uniformë ushtarake.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rënien e nivelit të luftimeve në Siri, shumica e luftëtarëve të brigadave Fatemiyoun dhe Zeynabiyoun janë kthyer në Iran ose në vendet e tyre.

Më 21 dhjetor, ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, i tha Tolo News të Afganistanit se më pak se 2.000 luftëtarë të Fatemiyoun ende mbeten në Siri.

Është e paqartë se si do të ndikojnë sanksionet amerikane në aktivitetet ndërkombëtare të Al-Mustafës.

Një nga degët e huaja më të mëdha të Al-Mustafës është në Afganistanin fqinj, ku shumica e myslimanëve janë sunitë, por rreth 15 për qind e popullsisë së saj – kryesisht hazarë – janë shiitë me lidhje fetare me shumicën shiite në Iran.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Irani ka lidhje të ngushta historike, kulturore dhe gjuhësore me Afganistanin. Teherani ka zgjeruar ndikimin e tij në këtë vend përmes financimit të seminareve, mediave, qendrave kulturore dhe projekteve të infrastrukturës.

Në kryeqytetin Kabul, në degën lokale të këtij universiteti, janë regjistruar qindra studentë. Kjo degë njihet si Jamiat ul-Mustafa.

Ministria e Arsimit në Afganistan i tha Radios Evropa e Lirë se universiteti iranian “ka kryer aktivitetet e tij në përputhje me ligjet dhe rregulloret” e ministrisë.

Por, zëdhënësi, Hamid Obaidi, tha se ministria së shpejti do të “marrë një vendim” në lidhje me të ardhmen e universitetit në Afganistan duke marrë parasysh sanksionet e SHBA-së kundër Al-Mustafës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Eksportimi i sektit shiit

Ekspertët thonë se Universiteti Ndërkombëtar Al-Mustafa i Iranit është bërë mjeti kryesor për promovimin e shiizmit jashtë vendit.

Në vitin 2020-2021 Universiteti përfitoi rreth 80 milionë dollarë nga buxheti iranian, duke nxjerrë në pah rëndësinë e tij.

Al-Mustafa besohet se ka pranuar fonde shtesë nga zyra e Udhëheqësit Suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei dhe bizneseve nën kontrollin e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mehdi Khalaji, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt i cili studioi teologjinë Shiite në Qom, tha se Universiteti Ndërkombëtar Al-Mustafa është në pronësi dhe drejtohet nga Khamenei.

Khalaji tha se Al-Mustafa është i “specializuar në edukimin e klerikëve jo-iranianë”.

Vëzhguesit thonë se Al-Mustafa përhap propagandë anti-perëndimore dhe antisemitike dhe veprimtaritë e tij vlerësohet të jenë të lidhura me përpjekjen e gjatë të Teheranit për të eksportuar Revolucionin Islamik.

Aktivitetet e universitetit në Evropë u vendosën nën vëzhgim në vitin 2016 kur një shtetas iranian në Kosovë u akuzua për financimin e terrorizmit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hasan Azari Bejandi ishte kreu i Fondacionit Qur’an Kosova, një grup ombrellë për pesë organizata shiite që veprojnë në Kosovë. Grupi i kësaj ombrelle duket se ishte i lidhur me Universitetin Al-Mustafa, i cili pretendoi se Bejandi ishte përfaqësuesi i tij në Kosovë.

Saeed Ghasseminejad dhe Alireza Nader nga Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (FDD) me qendër në Uashington shkruajnë se tre organizata fetare – Organizata Islamike për Zhvillim, Universiteti Ndërkombëtar Al-Mustafa dhe Zyra e Propagandës Islamike të Seminarit të Qomit – luajnë një rol kyç në planifikimin e ndikimit [të Iranit] jashtë vendit”.

Ata thanë se që të trija këto organizata ishin fokusuar në “trajnimin e klerikëve Shiitë, dërgimin e misionarëve në të gjithë globin dhe shpërndarjen e propagandës shiite”.

Qëllimi i tyre ishte krijimi i një “rrjeti të misionarëve vendas në secilin vend të cilët do të ishin besnikë të Teheranit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gazetari dhe shkrimtari iranian, Akbar Ganji, tha se Al-Mustafa “strehon një ushtri të madhe simpatizantësh të mundshëm të ajatollahëve që mund të përhapin ideologjinë e tyre në të gjithë globin”.

REL