Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i përgjigjet ish-kryeministrit Sali Berisha, pas akuzave të hedhura për ambasadoren Yuri Kim në daljen që pati sot për mediat. Në një reagim për “Vizion Plus”, ambasada e bëri të qartë se do të luftohet korrupsioni me çdo kusht.

 

“Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga Sekretari i Shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA-së është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Berisha e akuzoi Kim se sillet si guvernatore dhe i kërkoi të paraqesë prova për kërkesën e saj që të mos jetë pjesë e Parlamentit në shtator.