
Gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.
Duke përdorur një fjalë të urtë popullore, Rama tha se çfarë ndodh në anën kundërshtare, nuk ka pse i intereson PS-së.
Advertisement
“Ç’na duhet ne se çfarë bën PD, si i bën dhe sesi nuk i bën zgjedhjet e saj. Çfarë na intereson ne se di apo nuk di PD si e qysh ta lidhë kalin në Departamentin e Shtetit. Çfarë të mbjellësh do të korrësh thotë populli.”