Ajo që çoi në rrëzimin e tij pas vetëm 50 ditësh në detyrë, dialogu dhe arritja e një marrëveshje me Serbinë, duket se do të jetë sërish sfida më e madhe Albin Kurtin. Pa humbur kohë, administrata e presidentit Joe Biden i ka dërguar një mesazh direkt dhe indirekt Vetëvendosjes, se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë prioriteti i qeverisë “Kurti II” dhe se ndryshe nga mandati i parë pret bashkëpunimin e tij.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i ka shkuar në zyrë Albin Kurti, me të cilin ka zhvilluar një takim të gjatë.

Edhe pse nuk ka folur për mediat pas takimit, Kosnett ka reaguar në rrjetet social se ka uruar Kurtin për fitoren dhe ka kërkuar që të formohet qeveria dhe Kuvendi për të adresuar sfidat urgjente, si pandemia dhe dialogu me Serbinë.

“I gëzuar që u takova me Albin Kurtin për të uruar Lëvizjen Vetëvendosje në fitoren e saj dhe për të diskutuar hapat e Kosovës në të vazhdim. Nxisim palët të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe kuvend për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ai në Twitter.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e paralajmëroi indirekt kurtin të përgatitet për kompromise politike, duke theksuar se arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, do të kërkojë fleksibilitet dhe gatishmëri nga të gjitha palët.

Blinken i bëri komentet në një letër dërguar autoriteteve serbe, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë. Ai po ashtu tha se SHBA-ja i duartroket hapat e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa vazhdon mbështetjen për synimin strategjik të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Letra e tij vjen pasi presidenti Biden i kërkoi Serbisë në një letër të njihte pavarësinë e Kosovës, duke sinjalizuar kështu një ndryshim nga strategjia politike e ish-presidentit Donald Trump.

Më pas, një ditë më parë, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi nisjen e dialogut me Serbinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price tha se SHBA do të do të inkurajojnë qeverinë e re të Kosovës, që sapo të jetë formuar, t’u japë përparësi negociatave me Serbinë.

Ai i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë që synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, e cila duhet të përqendrohet në njohjen reciproke,” tha zëdhënësi.

Ai tha se SHBA përgëzojnë popullin e Kosovës për zgjedhjet e tyre të suksesshme parlamentare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne shpresojmë të punojmë me qeverinë, sapo ajo të formohet, për çështjet prioritare, për të avancuar paqen, drejtësinë dhe begatinë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë,” tha zëdhënësi.

Ai tha gjithashtu se SHBA do të mbështesin përpjekjet e administratës së mëparshme për të arritur normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Gati një vit më parë, ishte pikërisht presioni i administratës së tij që coi në rrëzimin e Kurtit, pasi ky i fundit pati një sërë përplasjesh me të dërguarin e Trump për dialogun, Richard Grenell.

Por edhe pse presidenti që është ulur në Shtëpinë e Bardhë mund të ketë ndryshuar, Kurti duket se do të vazhdojë nën presion për të dialogun me Serbinë. Ashtu si Trump, Biden ka paralajmëruar se do të emërojë një të dërguar special për bisedimet Kosovë-Serbi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo që Vetëvendosje i kërkon administratës së re të SHBA-së është një kthim në të kaluarën, kur SHBA ishin të përkushtuara vetëm në njohjen zyrtare të Kosovës si një shtet i plotë, duke hedhur poshtë kërkesat e Beogradit për ndryshime kufijsh.

Një javë para inaugurimit të Joe Biden, aleatja e Kurtit, Vjosa Osmani hodhi idenë e rishikimit të marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nga Avdullah Hoti dhe Donald Trump, duke thënë se do të konsultohej me Administratën e re.

Marko Prelec, analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave shprehet se SHBA druhet se për aq kohë sa Kurti mund të jetë në pushtet në Kosovë, marrëveshja përfundimtare është vite larg. I pyetur për marrëdhëniet me SHBA-në, Prelec thotë se pret që edhe administrata Biden ti ushtrojë presion Kurtit për dialogun dhe se pyetja e vetme është në çfarë shkalle.

“Ardhja në pushtet e Kurtit një vit më parë nuk është pëlqyer nga askush në komunitetin ndërkombëtar. Vetëm disa vjet më parë ka ekzistuar një lloj embargoje joformale kur ka qenë fjala për ta, gjë për cilën si Kurti, ashtu edhe Vjosa Osmani, kanë punuar shumë për ta tejkaluar, me sukses të konsiderueshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka mbështetur publikisht Biden. Mendoj se Shtetet e Bashkuara do të kenë gatishmëri për të punuar me të, por do të ushtrojë presion për të qenë më fleksibil dhe të bëjë kompromise përballë Serbisë. Nuk e di sa i madh do të jetë ky presion ashtu si nuk mund ta parashikoj sa do të ketë mundësi SHBA-ja ta bëjë Kurtin që të ndryshojë pozicionet e tij”, shprehet analisti.

Nga ana e tij,  Biden, e ka inkurajuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të arrijë marrëveshje me Kosovën për njohjen e ndërsjellë. Si përgjigje, Vuçiç ka thënë se ka përpjekje nga ana e SHBA-së që njohja e ndërsjellë të imponohet si zgjidhje përfundimtare, por se është detyrim i tij i vetëm ishte të mbronte interesat e Serbisë.

Para se të merrte detyrën Albin Kurti si Kryeministër në shkurtin e shkuar, administrata e Donald Trump u përpoq që të shuante konfliktin përmes një marrëveshjeje mes ish-presidentit Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit. SHBA shtoi presionin ndaj heqjes së taksës 100 për qind si një gjest të vullnetit të mirë ndaj Serbisë, me shpresën e sigurimit të një marrëveshjeje të shpejtë, diplomatët amerikanë diskutuan deri tek ideja e ndarjes së Kosovës. Pasi formoi koalicionin në muajin shkurt, Kurti nisi punën për të ngadalësuar e penguar procesin që kishte nisur para se ai të vinte në pushtet, duke e vendosur veten në një kurs përplasjeje me Uashingtonin.

Mes frikës së Hashim Thaçi mund të kishte arritur një marrëveshje të fshehtë për ndarjen e Kosovës, Kurti përdori të drejtën që i jepte Kushtetuta për të marrë në dorë dhe udhëhequr dialogun me Serbinë në vend të Thaçit dhe të mbante tarifat pjesërisht në fuqi si një mjet presioni ndaj Serbisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky qëndrim e vendosi Albin Kurtin në një përplasje direkte jo vetëm me Hashim Thaçin, por edhe me Richard Grenell, të dërguarin e Trump për dialogun. Qeveria e Albin Kurti ra pasi partnerët kryesorë në koalicion u bënë bashkë me partitë opozitare në një mocion mosbesimi kundër Qeverisë ku vetë merrnin pjesë, duke e mposhtur Kurtin 82 me 32 vota.

Mocioni i mosbesimit u mirëprit në avancë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, diplomatët e së cilës e kishin vendosur Kurtin nën një presion të fortë që prej betimit të Qeverisë së tij, për shkak të kundërshtimit të liderit të VV për planet e Uashingtonit për të arritur paqen në rajon.

Me ardhjen në pushtet të Biden, rruga që SHBA do të zgjedhë për arritjen e paqes mund të këtë ndryshuar, por qasja e Kurtit jo. Madje Kurti i bëri thirrje shqiptarëve në SHBA para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit që të votonin kandidatin Biden.

Pas fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, Kurti deklaroi për AFP se ai dëshiron t’u japë formë të re bisedimeve me Serbinë, për t’i vendosur të dyja palët në pozita të barabarta. Kurti i dërgoi po ashtu një mesazh SHBA-së duke thënë se bisedimet nuk duhet të përqendrohen rreth mënyrës se si “të kompensohet” Serbia për humbjen e Kosovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës duhet t’i ndryshojë vendet tona për më mirë”, tha Kurti,

“Ne duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur dhe seriozisht”, shtoi ai. “Kjo është arsyeja përse reciprociteti, barazia nuk mund të jetë rezultati përfundimtar i bisedimeve, duhet të jetë pika fillestare. Dhe, njerëzit duhet të jenë përfituesit përfundimtarë”, tha Kurti. Megjithatë ai ka thënë se prioritet i qeverisë së tij nuk do të jenë bisedimet me Serbinë, por drejtësia dhe punësimi, duke ngritur kështu shqetësime jo vetëm në SHBA, por edhe Europë.

Ashtu si SHBA-ja, edhe Bashkimi Europian po analizon ndikimin që mund të ketë fitorja e madhe e Kurtit në vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke i dërguar një mesazh Kurtit si kryeministri i ardhshëm i Kosovës, BE tha se pret që dialogu të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme të Kosovës. Në një komunikatë të përbashkët, të lëshuar nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Brukseli thekson se dialogu është çështja për të cilën pret angazhim konstruktiv me qeverinë e re.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Rruga europiane e Kosovës po ashtu shkon edhe përmes normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve me Serbinë dhe BE-ja pret nga autoritetet në Prishtinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive, me qëllim të vazhdimit të takimeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ta shfrytëzojnë rastin që kanë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thuhet në deklarëtën

Disa diplomatë europianë në Bruksel, kanë thënë se “janë në dijeni për deklaratat e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me prioritetet e tjera, që janë më të rëndësishme sesa dialogu”, por kanë shtuar se pavarësisht kësaj, presin që qeveria e re të fokusohet po ashtu në procesin e dialogut, sepse sipas tyre, bashkësia europiane e ka bërë të qartë se “status quo-ja nuk është e qëndrueshme”.(SI)