Një virus i ri Covid, 70% më i rrezikshëm po përhapet nga Britania e madhe në drejtim të Evropës. Virusi i ndryshuar (mutant) Covid është shfaqur në disa raste, edhe në Holandë, Danimarkë dhe Australi, raporton BBC. Vetë Holanda ka raportuar se i mbylli fluturimet me Anglinë, po ashtu Franca dhe disa vende të tjera.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, mjeku specialist i shëndetit publik në Londër, Laidon Shapo tregoi se këtë e sheh të ketë edhe elementë politik veç atyre të rrezikshmërisë.

“Për mua ka një element politik brenda, përveç elementit të mirëfilltë të rrezikshmërisë që sjell një virus i ri, i cili ndryshon, përhapet shpejt, por nuk kemi të dhënë nëse është më virulent, a vret më shumë, a do na i mbushë spitalet më shumë etj, etj.

Duket sikur kjo embargo e dyzet vendeve, për një vend i cili i ka dhënë përmes sekuencave gjenetike kaq shumë botës, që në fillimet e kësaj pandemie dhe me vaksinën konkrete… më duket paksa … sepse koha do bëjë të veten, por gjithsesi ka elementë aty.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";