Në pritje të rezultatit të zgjedhjeve në Tërnoc, Shaip Kamberi u shpreh se dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të krijojnë një fond të përbashkët për Luginën e Preshevës.

 

Kamberi tha gjithashtu se tentativat e Serbisë për të krijuar marrdhënie miqësore me Shqipërinë duhet të kalojnë fillimisht nga Lugina e Preshevës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ta jetësojnë idenë dhe vendimin politik për ndërtimin e një fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës, që Lugina e Preshevës duhet të kyçet pashamngshëm në bisedimet e Kosovës me Serbinë dhe të jetë pjesë integrale e marrëveshjes eventuale që mund të arrihet dhe në kuadër të bashkëpunimit Tiranë-Prishtinë, në kuadër të iniciativës ‘Ballkani i Hapur’ Lugina e Preshevës të jetë po ashtu temë në raportet shtetërore sepse çfarëdo tentimi i Serbisë për të ndërtuar marrëdhënie miqësore me Shqipërinë, mendoj se duhet të kalojë nëpër Luginë të Preshevës dhe duhet ta dëshmojë një raport dhe një dashamirësi ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës në rradhë të parë përpara se të ndërtojë raporte miqësore më përpara më Tiranën.”– tha Kamberi.