Sfidat ndaj Hungarisë e San Marinos do luhen në Elbasan, ja kur dalin biletat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sfidat ndaj Hungarisë e San Marinos do luhen në Elbasan, ja kur dalin biletat

Shtatori rikthen Kombëtaren, me përfaqësuesen shqiptare që është e impenjuar në tre ndeshje zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë në transfertë më 2 shtator dhe Hungarisë e San Marinos në 5 dhe 8 shtator që do të luhen në shtëpi.

 

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se dy ndeshjet brenda do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”, në ndryshim nga ndeshja me Anglinë e muajit mars që u luajt në stadiumin “Air Albania”.

 

Advertisement

Shkak i këtij spostimi të paparashikuar është investimi për rinovimin e fushës.

 

“Sakaq bëjmë me dije se biletat për dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos do të dalin në shitje ditën e shtunë, datë 21 gusht 2021. Për detaje në lidhje me biletat publiku do të njoftohet përmes kanaleve zyrtare të FSHF-së në rrjetet sociale”, njoftoi FSHF.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy