
Kapet sërish drogë në Portin e Durrësit.
Kokaina prej 7 kilogramësh ishte e fshehur në një konteiner të ngarkuar me prodhime deti që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të firmës “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë.
Advertisement
Administratori i firmës, një 35-vjeçar, u vu në pranga nga policia.
Ndërkohë po punohet për të identifikuar edhe persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Advertisement