Policia e Fierit ka zbuluar një serë me 500 fidanë kanabis në fshatin Ngjeqar. Lënda narkotike ishte e e mbjellë në vazo dhe e ndarë në kubikë.
Si pasojë është vënë në pranga 46-vjeçarin, Shaban Refitaj, i dyshuar si përgjegjës për mbjelljen e lëndës narkotike.
“Gjatë kontrollit në fshatin Ngjeqar, në afërsi të liqenit të këtij fshati, shërbimet e Policisë zbuluan një serë të përshtatur për kultivimin në vazo, të rreth 500 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi, të cilët u asgjësuan nga këto shërbime. Gjithashtu në kuadër të operacionit “Ngjeqar”, si autor i dyshuar i këtij rasti, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. R., 46 vjeç, banues në Ngjeqar, Roskovec”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.