Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Serbia ka siguruar llojin e pestë të vaksinës kundër koronavirusit nga kompania farmaceutike amerikane, Moderna. Vuçiç tha të enjten se dozat e kësaj vaksine do të arrijnë në Serbi në tetor.

Qytetarët serbë janë vaksinuar deri më tani me vaksina të siguruara nga Rusia dhe Kina, si dhe nga kompania amerikane Pfizer/BioNTech dhe ajo anglo-suedeze AstraZeneca. Vuçiç tha se Serbia, në këtë moment, ka 1.3 milion vaksina kundër koronavirusit, të cilat janë në dispozicion për qytetarët.

Ai u bëri thirrje epidemiologëve që të marrin vendim, nëse qytetarët duhet të vaksinohen me dozën e tretë ose jo. “U bëj thirrje njerëzve që të vaksinohen, sigurisht do të na duhet edhe doza e tretë”, tha Vuçiç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vuçiç tha të enjten se në ditët në vijim, Instituti “Torlak” i Serbisë do të nxjerrë serinë e parë të vaksinës ruse Sputnik V, ndërsa, muajin e ardhshëm, shtoi ai, do të vendoset gurthemeli i fabrikës për prodhimin e vaksinës kineze Sinopharm në Serbi.