Serbia, shteti lider në Ballkan për procesin e imunizimit të popullatës, e cila që prej fillimit firmosi marrëveshje me kompanitë farmaceutike njoftoi se mbylli një tjetër kontratë të vlefshme.

Presidenti Vuçiç njoftoi arritjen e dakordësisë me amerikanen Moderna dhe se vaksinat e saj do të dorëzohen para tetorit. Kjo e bën Serbinë edhe një prej vendeve të para në Europë që merr dozat e kësaj kompanie.

“Duhet të duroni kritika të ashpra kur bëni diçka dhe unë jam krenar që jam pjesë e një ekipi që bëri diçka. Ne bëmë punën tonë dhe morëm më shumë vaksina se të tjerët”, tha Vuçiç.

Në Serbi qytetarët e zgjedhin vetë nëse duan të vaksinohen me Pfizer, Astrazeneca, Sinopharm apo Sputnik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";