Serbia ashpërson masat kundër përhapjes së COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Serbia ashpërson masat kundër përhapjes së COVID

Qeveria serbe ka ashpërsuar masat kundër përhapjes së koronavirusit. Duke filluar nga data 24 nëntor, orari i punës do të reduktohet deri në 18:00 për restorantet, kafenetë, baret e qendrat tregtare.

Po ashtu, do të bëhet me detyrim mbajtja e maskës mbrojtëse.

Do të ndalohen tubimet publike ku grumbullohen më shumë se 5 persona, duke përjashtuar organizatat e punës, shkollat, dyqanet, qendrat tregtare dhe hapësirat e ngjashme, të cilat i nënshtrohen kufirit të caktuar për numrin e personave që duhet të jenë të pranishëm.

Të gjithë ata që mund të punojnë nga shtëpia, do të lejohen që ta “zhvendosin” zyrën e tyre në banesë.

Advertisement

Do të shtohen kontrollet për mbajtjen e masës në në automjetet e transportit publik. Po ashtu, do të ashpërsohen edhe kontrollet për zbatimin e karantinës nga personat e infektuar me COVID.

Këto masa janë të kufizuara në një periudhë prej 10 ditësh. Më pas do të rishikohen nën dritën e evolucionit të situatës epidemiologjike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy