Një aksident i trefishtë u shënua këtë të martë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Xibrakë.
Një mjet tip “Fiat”, i cili drejtohej nga një serb 43-vjeçar, u përplas me makinat tip “Volkswagen” dhe “Opel”.
Advertisement
Për pasojë, u plagosën pasagjerët e mjetit tip “Volkwagen”, shtetasja B.M., dhe fëmija i mitur shtetasi L.M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.