Policia ka finalizuar operacionin e koduar  “RAPSHI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve ne Malesine e Madhe.

Gjatë operacionit u arrestua personi që transportonte lëndën narkoitke ndersa eshte sekuestruar në cilësinë e provës materiale 286 kilogramë kanabis i njomë .

Kastriot Guraj, 44 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshem të kufirit”., u prangos nga forcat e rendit.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa persona kishin kultivuar bimë narkotike canabis sativa, në zonën Rapshë, Malësi e Madhe, dhe po e transportojnë në drejtim të Vermosh-Koplik– Shkodër, shërbimet e Policiisë në fshatin Rapshë gjatë orëve të vona të natës kanë ndërhyrë për të bërë të mundur bllokimin e mjetit që tranportonte lëndën narkotike në gjendje të njomë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë si bashkëautorë në këtë veprimtari kriminale.