
Policia Kufitare ka sekuestruar mbi 47 mijë euro të padeklaruar. Mësohet se dy shtetas turq kanë tentuar të kalojnë shumën e parave në Rinas, pa i deklaruar ato.
Gjatë kontrolleve të çantave të shpinës policia ka gjetur 17 mijë euro tek njëri nga shtetasit turq dhe mbi 30 mijë euro tek tjetri.
Advertisement
Të dy shtetasit turq u proceduan penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.