Sekuestrohen 8 kg kanabis në Shkodër ndërsa janë arrestohen 2 persona të cilët po tentonin ta kalonin sasinë drejt Malit të Zi.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:F. K, 28 vjeç dhe K. G., 23 vjeçe, te dy banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit në gomën rezervë të automjetit, Policia u gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar si lëndë narkotike mariuanë me peshë totale 8 kilogramë.

Njoftimi i Policisë:
Hani i Hotit, Shkodër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndeve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtoi”, zhvilluar nga Sektori Kundër Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Hanit të Hotit.

Sekuestrohen 8 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga dy shtetas që tentuan të trafikonin lëndën narkotike në drejtim të malit të zi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi, pas një pune të mirëorganizuar, nga ana e Seksionit Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në kuadër të operacionit policor të koduar “Shtoi”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: F. K, 28 vjeç banues në Shtoj Shkodër dhe K. G., 23 vjeçe, banuese në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Sektori Kundër Narkotikëve, se shtetasi F.K, po transportonte lëndë narkotike me automjetin e tij, në drejtim të PKK Hani i Hotit me qëllim trafikimin e saj, menjëherë është organizuar dhe koordinuar puna me Stacionin e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe autoritetet doganore ku automjeti sëbashku me drejtuesin dhe pasagjeren sapo kanë hyrë në pikën e kalimit, janë kaluar në vijën e dytë për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit në gomën rezervë të automjetit, Policia gjeti e sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar si lëndë narkotike mariuanë me peshë totale 8 kilogramë.

Materialet do ti kalojne Prokurise se Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëteshme, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";