Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme shtetasit Vullnet Elezi dhe Anastas Thanasi pasi në autobuzin e tyre janë sekuestruar 66 040 euro të padeklaruara.

Dy personat në fjalë, shoferët e autobuzit, e kishin fshehur shumën e parave në tavanin e autobuzit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore, parandalojnë dhe godasin në Port, Durrës, një rast të mosdeklarimit të një shume parash në euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sekuestrohen 66 040 euro të pa deklaruara.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kishte marë informacion në rrugë operative për një sasi eurosh që mund të futeshin në rrugë të paligjshme nëpërmjet Portit të Durrësit. Bazuar në këtë informacion në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare dhe autoritetet doganore, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga ana e shënimeve të Policisë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një autobuz, me drejtues shtetasit V. E., dhe A. Th.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kontrollit të kryer në tavanin e autobuzit, shërbimet e Policisë konstatuan 66 040 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, shtetasit V. E., 50 vjeç banues në Elbasan dhe A. Th., 61 vjeç, banues në Tiranë (shofer të autobuzit).

Strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë vepër penale”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";