Ndryshon masa e sigurisë për 38-vjeçarin Edison Begaj.
Gjykata e Vlorës vendosi këtë të premte të lehtësojë masën për të, nga “Arrest në burg”, në “Arrest shtëpie”.
Advertisement
Seanca gjyqësore u zhvillua në spitalin e Vlorës, ku është i shtruar Edison Begaj sepse ka plagë në këmbë.
Plagët ai i mori pas një atentati që iu bë në derën e shtëpisë. Ai u arrestua në 14 qershor në një super-operacion sepse u kap me armë zjarri.
Advertisement