Seanca parlamentare mbyllet ende pa filluar/ Felaj: Masa për deputetët e përfshirë në akte të papranueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Seanca parlamentare mbyllet ende pa filluar/ Felaj: Masa për deputetët e përfshirë në akte të papranueshme

Seanca parlamentare e kesaj te enjteje ashtu sikurse u paralajmerua u perfshire nga incidentet.

 

Deputetet e opozites, kryesisht ata te Grupit te Rithemelimit te drejtuar nga Sali Berisha nuk lejuan mbarevajtjen e punimeve me justifikimin se mazhoranca jo vetem ka ndeshkuar deputete te opozites, por edhe sepse PS, sipas tyre, po perpiqet te diktoje se kush do ta beje opoziten ne Kuvend, permes bllokimit te disa komisioneve te rendesishme.

 

Advertisement

Ndaj, deputetet demokrate qe ne nisje te seances nisen te krijojne rremujen ne salle.

 

Ata u pozicionuan ne vendet ku ulen ministrat e kabinetit qeveritar duke perplasur duart ne tavoline dhe duke grisur fleta ne salle.

 

Advertisement

Kjo situate ka sjelle bllokimin e punimeve dhe e ka detyruar drejtuesen e seances, nenkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj qe te mbyllte perpara kohe punimet e Kuvendit.

 

Felaj madje kerkoi nga sekretariati i Kuvendit qe te merren masa per te gjithe ata deputete qe shkaktuan kete situate, sipas saj permes akteve ta papranueshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy