Saranda çel sezonin turistik/ Kryebashkiaku: Do të jetë ndryshe nga viti i kaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Saranda çel sezonin turistik/ Kryebashkiaku: Do të jetë ndryshe nga viti i kaluar

Saranda çeli zyrtarisht sezonin turistik.

 

Kryebashkiaku Adrian Gurma tha në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se ky do të jetë një sezon ndryshe nga viti i kaluar.

 

Advertisement

Ai u shpreh se në qytet ka fluks vizitorësh dhe se janë bërë të gjitha përgatitjet për t’i mikpritur.

“Situata e pandemisë është qetësuar disi. Ne prej disa ditësh nuk kemi asnjë rast të infektuar. Shpresojmë që situata të përmirësohet akoma më tej. Shpresojmë që ky sezon të jetë i mbarë për këdo. Jemi përgatitur maksimalisht, të gjitha strukturat, që sivjet të presim një sezon ndryshe në Sarandë. Ndryshe nga një vit më parë, kur ishim thuajse të mbyllur. Ndërsa sot ka fluks vizitorësh, sezoni ka filluar prej gati tre javësh. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me operatorët turistikë, Saranda do të ofrojë një paketë turistike ndryshe.”

I pyetur nga gazetarja e “Vizion Plus”, Anisa Metuku për investimet në Sarandë, kreu i bashkisë veçoi shëtitoren.

 

Advertisement

Ai shtoi se investime janë kryer edhe në akse rrugore, që janë të destinuara për turizmin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy