Ndërtesa e Sarajeve të Toptanëve në kryeqytet është tashmë pronë e Bashkisë së Tiranës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar vendimin e qeverisë dhe shton se kjo pronë do të përdoret si muze i qytetit dhe do të evokojë traditën si dhe historinë diplomatike. Më tej, ai bën me dije se Bashkia do t’iu japë pronarëve 2.5 mln dollarë për ndërtesën monument kulture.
Advertisement
“Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike. Bashkia e Tiranës i paguan 2.5mln USD pronareve per ndertesen monument kulture – nje precedent historik”, shkruan Veliaj.