Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Diasporën kanë vlerësuar kontributin e profesionistëve të shëndetësisë në Diasporë, në Samitin që u mbajt sot virtualisht dhe i kanë ftuar të kontribuojnë për fuqizimin e rrjetit të mjekëve shqiptare si brenda dhe jashtë vendit.

 

“Dua që të falenderoj të gjithë mjekët kudo, brenda dhe jashtë vendit për rolin që ata kanë patur përgjatë një viti që konsidohet më sfiduesi, në këto 100 vitet e fundit. Dua të falenderoj mjekët e diasporës për kontributin e dhënë jo vetëm për informacionet për publikun përmes medias, por edhe për atë që është më pak e njohur, por që është një kontribut i qënësishëm, për bashkëpunimin për të përmirësuar protokollet mjekësore, për mënyrën e menaxhimit të situatës së pandemisë dhe për të ndarë me kolegët e tyre në Shqipëri praktikat më të mira, në kohë reale në këtë situatë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe me synim final përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët dhe pacientët e prekur nga COVID19”, tha Manastirliu.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke vënë theksin tek përmirësimi i kushteve të punës dhe incentivave financiare, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije politikat e qeverisë shqiptare për profesionistët e shëndetit.

 

 

“Rritja historike e pagave, e konkretizuar këtë vit me 40% dhe në tërësi në këto 8 vite me 57% rritje pagash në të gjithë vendin, në të gjitha nivelet, nga ai parësor në atë terciar është një premtim I mbajtur për profesionistët e shëndetit. Gjithashtu, për të gjithë mjekët që punojnë në Shqipëri dhe ofrojnë shërbim jashtë vendbanimit, Qeveria ka alokuar një bonus të veçantë 2.5 milion lekë plus pagës. Duhet theksuar se përgjatë pandemisë, për të gjithë personelin mjekësor, mjekë, infermierë, staf mbështetës në spitalet Covid apo aty ku u shërbëhet pacientëve me Covid19, Qeveria ka vendosur bonusin special 1 mijë euro për mjekët dhe infermierët dhe 500 euro për personelin mbështetës, për të përkrahur mjekët, infermierët në frontin e parë të luftës kundër Covid19”, tha Manastirliu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Duke folur për planin e vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se Shqipëria i ka kapacitetet dhe ka një plan ambicioz vaksinimi antiCOVID.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Qeveria ka parapaguar rreth 1.6 milion doza vaksine, duke garantuar kështu vaksinimin e 800 mijë qytetarëve, me dy kontrata, me Pfizer dhe COVAX, ndërsa nuk i kemi ndalur kontaktet, qoftë me vende të Bashkimit Europian, qoftë me vende të tjera, për të siguruar ardhjen sa më parë të vaksinave, për të ecur me ritme të larta të vaksinimit. Duhet të jemi realistë, Shqipëria është e dyta në Rajon pas Serbisë që ka nisur vaksinimin dhe ne i kemi kapacitetet dhe ajo çka ne synojmë në planin tonë ambicioz, është që të mundemi të vaksinojmë popullatën në 14 muaj”, tha Manastirliu.

 

 

Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë thirrje mjekëve të diasporës për të kontribuar për krijimin e modelit të ri të autonomisë që pritet të fillojë nga Spitali I ri Memorial që po ndërtohet në Fier.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Deklaratat u bënë gjatë Samitit të Diasporës, i cili mblodhi virtualisht mjekë shqiptarë që japin kontributin e tyre në vendin tonë dhe jashtë Shqipërisë, për të forcuar urën e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave.