Nesër liderët kryesore të bashkimit europian duke nisur nga kancelarja Angela Merkel tek presidenti Emanuel Macron do te mblidhen se bashku me kreret e shteteve te rajonit në samitin e Sofjes.
Sekretarja e Përgjithshme e Keshillit të Bashkepunimit Rajonal, Majlinda Bregu shpjegon se synimi kryesor I ketij samiti është tregu i përbashket rajonal për ti bere vendet tona me terheqese per investitoret e huaj pasi behet fjale per nje treg prej 18 milione banoresh.
MAJLINDA BREGU
SEKRETARE E PERGJITHSHME, RCC
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Rritja dhe krijimi I një zonë të përbashkët investimesh duke tërhequr invetitoret më të mirë të huaj sepse askush nuk ka interest ë vijë të investojë vetëm në vendet tona dhe duke qene të gjithë bashkë kemi një treg I cili nga pikëpamja ekonomike bëhet më interesant, pra 18 milione banore.”
Perfitimi me i prekshem per qytetaret është levizja e lire në të gjitha vendet e rajonit.
“Do të kemi mundësinë që të miratohet lëvizja e lirë më ID cards, e qytetarëve në të gjithë rajonin. Duke pasur parasysh se është një problem madhor sidomos për kosovarët të cilët ende sot e kësaj dite psh, nuk kanë mundësi që të udhëtojnë lirshëm apo pa viza në Bosnje Hercegovinë. “
Nga ana tjeter vitin e ardhshem do te hiqet tarifa roaming ne te gjitha vendet tona.
“Duke filluar nga viti tjetër nga korriku I 2021 zerimi I tarifave celulare roaming por me e rendesishmja duke vazhduar me planin për redkutimin e tarifave ndërmjet vendeve tona, një abonenti shqiptar, p.sh kur udhëton për në Itali, Gjermani apo vende të tjera të bashkimit europian.”
Samiti do te nise unimet neser ne oren 10.00 dhe sesioni do të çelet nga kancelarja gjermane Merkel, Komisioneri per Zgjerimin dhe Majlinda Bregu.