Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka udhëtuar sot drejt Uashingtonit, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, në cilësinë e anëtarit të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

Ministri Hasani do të marrë pjesë në takimin e bashkëorganizuar nga Kanadaja, Gjermania dhe SHBA-të, mbi ndryshimet klimatike si dhe në takimin e punës për Gratë, Paqja dhe Siguria, i cili do të trajtojë sfidat e reja të mjedisit të ndryshuar të sigurisë.

Gjatë samitit, Ministri Hasani do të ketë takime bilaterale me homologë të Kanadasë, Polonisë, Holandës, Spanjës, Portugalisë, Islandës etj./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";