Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, Bregu: Distanca midis vizionit dhe planit për Tregun e Përbashkët Rajonal kërkon veprime konkrete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, Bregu: Distanca midis vizionit dhe planit për Tregun e Përbashkët Rajonal kërkon veprime konkrete

Mbështetja për integrimin në BE vazhdon të rritet në Ballkanin Perëndimor: këtë vit integrimi u mbështet nga 62% e qytetarëve krahasuar me 59% në vitin e kaluar.

Mbështetja e qytetarëve tanë dhe bizneseve për bashkëpunimin rajonal është edhe më e lartë-77% e qytetarëve besojnë se bashkëpunimi rajonal mund të kontribuojë në përmirësimin e situatës politike, ekonomike ose të sigurisë në vend, ndërkohë për 69% të bizneseve, niveli i bashkëpunimit rajonal është me rëndësi për cilësinë e të bërit biznes. Këta zëra dhe impulse na drejtojnë dhe detyrojnë të punojmë më ngushtë dhe më mirë së bashku,” tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerit të BE, Oliver Varhelyi, mbajtur sot në Tiranë.

Takimi organizohet saktësisht 7 muaj pasi Plani i Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM) të Ballkanit Perëndimor, u miratua nga të gjithë udhëheqësit e rajonit në Sofja, vitin e kaluar.

“Ne përshëndesim progresin e bërë deri më tani dhe mirëpresim nënshkrimin me sukses të marrëveshjeve rajonale për lehtësimin e lëvizjes së lire të njerëzve. Por distanca midis vizionit dhe planit për një treg të vertetë rajonal të përbashkët kërkon veprime.. Le të vazhdojmë të mbetemi të frymëzuar prej Marrëveshjes Rajonale të Roaming, e cila do të filloj zbatimin e plotë më 1 korrik me fillimin e Roamingut Falas të Ballkanit Perëndimor. Kjo Marrëveshje vazhdon të jetë një dëshmi e rëndësishme për potencialet që ka bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës në të mirën e qytetarëve tanë dhe një model i mirë për punën në vijim. Ne do të vazhdojmë punën e palëkundur me partnerët tanë europianë derisa qytetarët tanë të kenë roaming pa shpenzime shtesë në BE si dhe shtetasit e BE në rajonin tonë,” shtoi Bregu.

Advertisement

Vitin e kaluar, pavarësisht situatës së vështirë prej Covid-19, rajoni ynë u bashkua pas vizionit për krijimin një Tregu të Përbashkët Rajonal, duke u frymëzuar nga modeli i Tregut të Brëndshëm të BE. Veprimet e përbashkëta për heqjen e pengesave të cilat u hartuan bashkërisht në rajon synojnë të “sjellin Europën në shtëpi” si dhe të dërgojnë një sinjal të fortë për qytetarët dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor, që përparimi konkret i rajonit përgjatë katër lirive nuk duhet të shihet si një realitet i largët, por i afërt dhe i arritshëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy