Këtë të enjte në Shqipëri zhvillohet, samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në samit do të marrë pjesë edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti.
Lajmi u konfirmua nga mediat kosovare pas takimit që Kurti pati me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi, i cili e njohu mbi programin dhe përgatitjet e samitit.
Ky samiti do të drejtohet nga kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të diskutojnë për projektet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit.
Vitin e kaluar, takimi i 6 liderëve te Ballkanit Perëndimor u zhvillua online, por u njoh si Samiti i Sofjes.
Këtë vit dy vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për të shënuar hapjen e negociatave.