Samiti i BE-së/ Reagon Berisha: Kërcënim i dy gangsterëve, qëndrim sinkron në Beograd dhe Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Samiti i BE-së/ Reagon Berisha: Kërcënim i dy gangsterëve, qëndrim sinkron në Beograd dhe Tiranë

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për komentin e kryeministrit Edi Rama për pjesëmarrjen në Samitin e Bashkimit Evropian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

 

Sipas Berishës, ky është një qëndrim sinkron në Beograd e Tiranë të cilët po kërcënojnë Ballkanin Perëndimor si dy gangsterë autokrat. Ish kryeministri fton shqiptarët të ngrihen në këmbë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik të tyre.

 

Advertisement

‘Aleanca pro Putin ne Ballkan reagon!

Vuçiç dhe Rama kercenojne BE me mospjesmarrje ne Samitin e Brukselit!

Te dashur miq, ne nje qendrim sinkron ne Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kercenojne me mospjesmarrje ne Samitin e liderve te vendeve te BE qe do te mbahet ne Bruksel me dt 23 qershor dhe ne te cilin jane te ftuar edhe udheheqesit e vendeve te Ballkanit Perendimor. Ky kercenim i dy gangstereve autokrat te Ballkanit Perendimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetem e vetem per te shenuar kthesen e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.

Denoj me forcen me te madhe kete qendrim antikombetar dhe anti BE pro serbo- rus te Edi Rames dhe ftoj shqiptaret te ngrihen ne kembe per te mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik te tyre!’- shkruan Berisha.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy