Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka treguar pamjet nga selia e PD-së pas protestës së dhunshme të mbështetësve të Sali Berishës.

 

Sipas tij, Berisha është i gatshëm të rrezikojë jetën e qindra demokratëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nga selia e PD ku për fat të keq një grup ish-zyrtarësh të lartë të PD përdorën çdo mjet dhune ndaj PD e përfaqësuesve të saj, burrave e grave që kanë punuar për PD, te cilet zgjidhjen nuk e mendiojnë që vjen nga dhuna e nga gurët e përplasjet e nga rrisikimi i jetës së cdo demokrati. Asnjë milimetër gjak e asnjë centimetër i kësaj godine nuk vlen me shumë sesa jetët njerëzore të çdo demokrati. Vendosja e demokratëve në këtë situatë duke mos pyetur per asnje lloj limiti njerezor tregon se si janë ata qe për fat të keq që kanë dalë përballë demokratëve duke shfrytëzuar elementet e një dëshpërimit të thellë që ka sjellë mosfitorja e zgjedhjeve apo vendimarrje e gabuar e lidershipit. Por kjo nuk është zgjidhja që gjithësecili pjesëmarrës në këtë mbledhje të jetë i mbytur nga gazi lotsjellës apo në kushte të tmerrshme të një dhune verbale e agresioni me gurë e cdo element tjetër. Nëse këto quhen protesta paqësore imagjino se cfarë mund të thuhet. Në cdo centimetër që të rrotullohesh në këtë godinë gjenden vetëm shenja e dhunës”, tha Salianji.